Sot në Bërvenicë zhvillohet raundi i dytë zgjedhor për kryetar komune

Në Komunën e Bërvenicës, sot zhvillohet raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, ku përballë njëri-tjetrit janë Stojanço Radiçevski nga OBRM-PDUKM dhe Arkin Jahiji nga koalicioni AKI.
Sipas të dhënave zgjedhore, në Komunën e Bërvenicës janë të regjistruar gjithsej 16.256 votues, të cilët votojnë në 24 vendvotime në 10 vendbanimet e komunës.
Në raundin e parë, të mbajtur më 18 tetor, Radiçevski fitoi 2.945 vota ose 38,89 për qind, ndërsa Arkin Jahiji mori 2.152 vota ose 28,42 për qind. Në vendin e tretë u rendit Jakup Huseini nga VLEN-i me 1.529 vota (20,19%), ndërsa kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, mori 707 vota (9,34%).
Komuna e Bërvenicës përfshin 10 vendbanime: Bërvenicën, Radiovcën, Çellopekun, Miletinën, Tenovën, Gurgurnicën, Sedllarcën e Poshtme, Stençën, Vollkovin dhe Bllacën.