Sot në Fax News/ Brenda botës së fshehtë të eskortave! Si funksionon industria që s’po ndalet dot

Sot në ora 20:00 rikthehet në “Fax News” emisioni “Alo Policia”, nën moderimin e ekspertit të sigurisë Fatjon Softa.
“Prostitucioni, eskortat dhe realiteti i fshehur pas qendrave të masazhit, apartamenteve me qira dhe platformave online” do të jetë tema e ditës së sotme.
Sa efektive kanë qenë aksionet e Policisë? Ku nis dhe ku mbaron kontrolli institucional? A po humb shteti terren përballë një industrie që po rritet çdo ditë?
Këto janë disa prej pyetjeve që do të marrin përgjigje në puntatën e sotme të “Alo Policia”.
Investigimi i emisionit përmban pamje, video-komunikime, udhëzime të brendshme dhe prova të drejtpërdrejta që dokumentojnë funksionimin e këtij zinxhiri pothuajse të pandalshëm.
Të ftuar të Fatjon Softës do të jenë:
▪️ Artan Hoxha – Gazetar investigativ
▪️ Ervin Karanxha – Ish-Prokuror
▪️ Nenad Nesh Stankovic– Analist nga Beogradi
Mos e humbisni emisionin e sotëm, me debate të forta, fakte eksluzive, statistika e prapaskena dhe rrëfime ekskluzive.
Emisioni “Alo Policia” mund të ndiqet LIVE edhe në profilet në Facebook të Fax News dhe Fax Web.
“Alo Policia”, sot në 20:00.