E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, zëdhënësi i Kryeministrit bëri këtë deklaratë: Edvin Rama, fuqia e mashtrimit, u shpërndan çdo ditë qytetarëve shqiptarë, me anë të tele-ZP-ve dhe gazetave që kontrollon, gënje

Sot, zëdhënësi i Kryeministrit bëri këtë deklaratë:

Edvin Rama, fuqia e mashtrimit, u shpërndan çdo ditë qytetarëve shqiptarë, me anë të tele-ZP-ve dhe gazetave që kontrollon, gënjeshtra, shpifje e trillime.

Njëra prej tyre, sipas së cilës Kryeministri është vizituar në repartin e urgjencës së kardiologjisë, botuar sot në ZP-mediat e tij, dëshmon më së miri perversitetin e moralit të tij politik.

Kryeministri ka qenë këto ditë në intensitetin kulmor të fushatës elektorale dhe ka takuar në tre ditët e fundit në sheshet e mbushura tejplot, më shumë qytetarë se Edvini gjatë gjithë fushatës. Ai nuk ka dhe nuk ka patur asnjë problem shëndetësor të asnjë natyre dhe sado të vogël, madje përveç fushatës ka përmbushur të gjitha detyrimet e rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare të kreut të ekzekutivit shqiptar.

Këto ditë të fundit, u dëshmojnë të gjithë shqiptarëve se fushata e mazhorancës dhe e kryeministrit po shkon drejt fitores së 18 shkurtit, ditë e cila shënon edhe çlirimin nëpërmjet votës së lirë të zotit Rama nga haluçinacionet që përjeton, si dhe nxjerrjen e tij në profesion të lirë, si një piktor të ngratë e pa të ardhme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›