E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu prezanton Suela Popën, drejtoreshën e re të FSDKSH

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu prezantoi sot Suela Popën si drejtoreshën e re të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Gjatë prezantimit të Popës, ministrja Spahiu tha se “FSDKSH ka një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit shëndetësor, ndaj drejtimi i saj kërkon eficencë, përgjegjshmëri dhe një vëmendje të vazhdueshme te mënyra se si fondet publike kthehen në shërbime më të mira për qytetarët”. “Me Suela Popën do të punojmë për të forcuar këtë qasje dhe për të rritur bashkëpunimin me të gjithë aktorët e sistemit”, tha Spahiu. Ministrja Spahiu falënderoi Ilir Topin për kontributin e tij në drejtimin e FSDKSH dhe i uroi Suela Popës suksese në këtë përgjegjësi të re. 1 nga 5 /k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›