E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali: Serbia të pajtohet me realitetin e Kosovës, dialogu e vetmja rrugë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka thënë se e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet dialogu.

Në një konferencë për media, pas takimit me homologun e saj, Glauk Konjufcën, Spiropali tha se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të bëhet duke e mohuar realitetin e Kosovës, duke shtuar s me këtë realitet, Serbia duhet të pajtohet.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, qëndrimi ynë është i qartë e i palëkundur. Dialogu mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë në rajon. Por stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin e realitetit. Realitet është se Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, njohja reciproke është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve”.

“Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet. Kjo marrëveshje duhet t’i hap përfundimisht Kosovën rrugën për anëtarësim të plotë në Organizatën e Kombeve të bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. Në këtë rrugë, Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën me këmbëngulje, me koordinim të plotë dhe me qartësi të plotë”, tha ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›