E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali i përgjigjet urimit të Gërvallës: Do të punojmë krah për krah për interesin kombëtar

Ministrja e re për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, i është përgjigjur të shtunën me një mesazh falënderimi kryediplomates në detyrë të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schëartz, e cila e uroi publikisht në platformën “X” për emërimin.

Menjëherë pas betimit të kabinetit të ri qeveritar, në një komunikim publik përmes platformës “X”, Gërvalla shprehu besimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej, duke shërbyer si një shtyllë për avancimin e interesave të përbashkëta kombëtare.

Spiropali, në mesazhin e saj të falënderimit, vlerësoi urimin e Gërvallës si të ndjerë dhe të sinqertë, duke theksuar mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për vizionin e përbashkët që ndajnë dy shtetet.

“Donikë e dashtun, falënderime zemre për urimin e ndjerë!”, shkruan Spiropali në reagimin e saj, duke theksuar se është “thellësisht mirënjohëse për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për vizionin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona motra dhe për mbarë kombin tonë”.

Ajo u shpreh e vendosur për të punuar ngushtë me diplomacinë e Kosovës, në funksion të ndërtimit të një hapësire politike ku fjala ka peshë, besimi ndërton ura dhe dinjiteti kombëtar shndërrohet në energji zhvillimi për rajonin.

“Si gjithmonë, do të jemi krah për krah për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta, interesin tonë kombëtar, duke i shërbyer me përkushtim ndërtimit të një hapësire ku fjala ka peshë, ku besimi ndërton ura dhe ku dinjiteti kombëtar shndërrohet në energji zhvillimi për rajonin dhe më gjerë.”-shkruan Spiropali.

Në të njëjtin postim, Gërvalla shprehu edhe mirënjohjen për ish-ministrin Igli Hasani, duke e cilësuar bashkëpunimin me të si të frytshëm dhe korrekt.

Donikë e dashtun,
Falenderime zemre për urimin e ndjerë!
Jam thellësisht mirënjohëse për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për vizionin që ndajmë për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona motra 🇦🇱🤝🇽🇰 dhe për mbarë kombin tonë. Si gjithmonë, do të jemi krah për krah për të… https://t.co/PAW08EpM2D

— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) September 20, 2025

Zëvendëskryeministri malazez përgëzon Spiropalin për emërimin si ministre e Jashtme

Në vijim të reagimeve ndërkombëtare për formimin e kabinetit të ri qeveritar në Shqipëri, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç, ka uruar Elisa Spiropalin për marrjen e detyrës si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Përmes një mesazhi të publikuar në platformën “X”, Ibrahimoviç shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku me homologen shqiptare, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, të udhëhequra nga perspektiva e përbashkët evropiane.

“Pres me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej marrëdhëniet miqësore dhe të fqinjësisë së mirë midis vendeve tona, të udhëhequr nga perspektiva jonë e përbashkët evropiane”, tha Ibrahimoviç në rrjetin X

Në të njëjtin mesazh, ai falënderoi ish-ministrin Igli Hasani për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i uroi suksese në angazhimet e ardhshme.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi rikujtoi gjithashtu se më 7 prill të këtij viti, Ibrahimoviç dhe Hasani inauguruan Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Ulqin, si dëshmi e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit të frytshëm mes dy vendeve.

Heartfelt congratulations to my dear colleague, Minister for Europe and Foreign Affairs of Albania @elisaspiropali on your appointment.

I look forward to working together to further strengthen the friendly and neighborly ties between our countries, guided by our shared #EU🇪🇺…

— Ervin Ibrahimovic (@ErvinIbrahimov1) September 20, 2025

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›