Spiropali mbërrin në Kuvend, deputetët e PD i bllokojnë dyert e makinës

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka mbërritur në Kuvend, por demokratët i kanë bllokuar dyert e makinës.
Flamur Noka tha për mediat se Spiropali në të vërtetë ka hyrë në godinë nga një hyrje anësore.
Demokratët janë përplasur me Gardën dhe me kolegët socialist, duke mos i lejuar të hyjnë në Kuvend.
Noka tha se PS flet në emër të popullit, por përfaqëson krimin e organizuar. /vizionplus.tv