E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali mesazh në ditën e së Premtes së Zezë: Ringjallja do të vijë shumë shpejt

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përcjellë sot një mesazh në ditën në ditën e Procesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë, duke u shprehur se “ringjallja do të vijë shumë shpejt”.

“Sonte, me Procesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë, besimtarët e krishterë përkujtojnë mundimet e vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e Tij në kryq. Me besimin e lutjet se Ringjallja do të vijë shumë shpejt”, tha Spiropali.

“Ringjallja e Jezusit është triumfi i jetës mbi vdekjen, i dritës mbi errësirën, i të mirës mbi të keqen, një fitore universale, e cila bën që të shpresojnë, fitojnë, gëzojnë, bashkohen dhe lumturohen të gjithë njerëzit, në të gjitha vendet dhe të gjitha kohërat”, përfundon Spiropali. /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›