E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali nesër në Prishtinë, pritet nga homologu Konjufca

Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme, Elisa Spiropali do të zhvillojë ditën e nesërme, 25 shkurt, një vizitë në Kosovë.

Spiropali do të pritet në Prishtinë nga homologu i saj, Glauk Konjufca, ndërsa takimi do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

“Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret nesër në takim Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali”, thuhet në njoftim e Minsitrisë së Jashtme të Kosovës.

Pas takimit, ministrat Konjufca dhe Spiropali, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›