E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali: pas lirimit të liderit të opozitës bjelloruse: Lajm i shkëlqyer, hap shprese për të gjithë të burgosurit politikë

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin “X” lidhur me lirimin nga burgu të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanousk.

“Lajm i shkëlqyer! Lideri i opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski, është i lirë pas mbahej prej disa vitesh i burgosur padrejtësisht. E lumtur për mikeshën tonë të dashur Sviatlana Tsikhanouskaya dhe familjen e saj! Uroj që kjo të frymëzojë të gjithë ata që luftojnë për liri dhe të shënojë një hap shprese për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi!”, shkruan Spiropali.

Lirimi i Tsikhanouskit është pritur me reagime të shumta në nivel ndërkombëtar, ndërsa vlerësohet si një zhvillim pozitiv për të drejtat e njeriut në një prej vendeve më të mbyllura të Evropës.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›