E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali pret Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi. Kryetarja Spiropali u shpreh se “Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet delegacioneve në Këshillin e Europës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, do të vijojë angazhimet për mbrojtjen e të drejtave të patjetërsueshme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe mbështetjen e ndërveprimin në fushën e arsimit dhe shërbimeve publike. Prestigji i lartë ndërkombëtar i Shqipërisë, një momentum për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon.”, u shpreh Spiropali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›