E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali pret ambasadorin e Italisë: Në fokus të takimit, Forumi i Korridorit VIII

Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka pritur në një takim, ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.

Në fokus të takimit ka qenë koordinimi i përgatitjeve për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII.

Spiropali e ka cilësuar këtë projekt “një arterie strategjike që sjell me vete potencial ndërlidhjeje infrastrukturore me rëndësi politike, ekonomike, të sigurisë rajonale e evropiane.”

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se kjo platformë e nivelit të lartë do të mbahet në 18 shkurt në Tiranë me prezencën e Ministrave të Jashtëm të Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Mbajtja e këtij forumi në Tiranë, konfirmon sipas ministres së Jashtme, vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe operacional përgjatë Korridorit VIII, nga Adriatiku në Detin e Zi.

Postimi i Spiropalit:

Me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, koordinojmë përgatitjet për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII, arteries strategjike që sjell me vete një potencial ndërlidhjeje infrastrukturore me rëndësi politike, ekonomike, të sigurisë rajonale e europiane.

Kjo platformë e nivelit të lartë që do të mbahet në 18 shkurt në Tiranë me prezencën e Ministrave të Jashtëm të Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, konfirmon vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe operacional përgjatë Korridorit VIII, nga Adriatiku në Detin e Zi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›