E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali takim me Ambasadorin e Kosovës: Bashkëpunimi i ngushtë mes Kuvendit tonë dhe atij të Kosovës mbetet thelbësor

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës Skënder Durmishin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se bashkëpunimi i ngushtë mes Kuvendit tonë dhe atij të Kosovës mbetet thelbësor për të forcuar kontributin e përbashkët në proceset integruese euroatlantike.

Postimi i Plotë:

Një bisedë vëllazërore me Ambasadorin e Kosovës, z. Skënder Durmishi, mbi rëndësinë e Kosovës si prioritet kombëtar për Shqipërinë. Bashkëpunimi i ngushtë mes Kuvendit tonë dhe atij të Kosovës mbetet thelbësor për të forcuar kontributin e përbashkët në proceset integruese euroatlantike. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›