E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali takim me kandidatin për drejtor të UNESCO-s: Në fokus mbrojtja e trashëgimisë kulturore

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Khaled El-Enany, ish-ministër për Turizmin dhe Antikitetin i Egjiptit, kandidat për drejtor të përgjithshëm të UNESCO-s.

Spiropali dhe El-Enany diskutuan mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave të përbashkëta dhe trashëgimisë historike e kulturore, pjesë e thesareve tona kombëtare.

Po ashtu ata diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe kulturës, si një rrugë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit mes Shqipërisë dhe Egjiptit.

/m.q//a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›