E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali takim në Uashington me kongresmenë: Angazhimi amerikan, thelbësor për ruajtjen e stabilitetit në rajon

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim në Uashington me kongresmenin Ritchie Torres, bashkëkryetar i “Albanian Caucus” dhe mbështetës i komunitetit shqiptaro-amerikan, si dhe me kongresmenin William R. Keating, anëtar i lartë i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjatë takimit, ministrja Spiropali i falënderoi kongresmenët për vëmendjen e posaçme që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se angazhimi i vazhdueshëm amerikan në rajon mbetet thelbësor për ruajtjen e stabilitetit dhe për zhvillimin demokratik.

Spiropali nënvizoi se angazhimi i vazhdueshëm i SHBA në rajon, ku Shqipëria vijon të luajë një rol konstruktiv për stabilitetin, vijon të jetë thelbësor për zhvillimin demokratik.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›