Stafi i MEKI-t dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë dhurojnë gjak

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Sot, punonjësit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Informacionit, si edhe ata të Ministrisë së Drejtësisë iu përgjigjën ftesës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke u bërë pjesë e seancës së dhurimit vullnetar të gjakut.
“Stafi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit iu bashkua sot nismës për dhurimin e gjakut, duke treguar se përgjegjësia shoqërore dhe humanizmi janë vlera që na bashkojnë çdo ditë. Dhurimi i gjakut është një kontribut i vogël për secilin prej nesh, dhe një mundësi për ata që përballen me sfida të vështira shëndetësore”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të MEKI-t.
Gjithashtu, edhe në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se punonjësit e këtij institucioni iu bashkuan fushatës së dhurimit të gjakut, për të treguar solidaritet dhe përkushtim ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.
Objektivat e fushatës për dhurimin e gjakut gjatë këtij viti janë: Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën kritike për dhurimin e gjakut dhe plazmës dhe ndikimin që ato kanë në jetën e pacientëve; inkurajimi i dhuruesve të rinj dhe ekzistues që të japin gjak rregullisht; nxjerrja në pah e ndikimit pozitiv të dhuruesve të gjakut në shëndetin dhe mirëqenien e të tjerëve nëpërmjet dhurimit të gjakut.
Nga procesi i dhurimit të gjakut nga punonjësit e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Informa... 1 nga 27/e.i//r.e/