Standarde bashkëkohore për 450 nxënësit e shkollës “Vilson Blloshmi” në Librazhd

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Shkolla “Vilson Blloshmi” në Librazhd ka hap këtë vit dyert për nxënësit dhe stafin mësimor me kushte bashkëkohore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ambientet e rikonstruktuara të kësaj shkolle, ku 450 nxënës kanë tanimë kushte më të mira për procesin mësimor.
Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Librazhd, shkolla “Vilson Blloshmi” është transformuar plotësisht me klasa të reja dhe palestër moderne, ku nxënësit dhe mësuesit kanë tashmë kushte moderne për mësim, sport dhe aktivitete të ndryshme.
“Është hapur këtë vit shkollor super shkolla e re me të gjitha kushtet, me standarde bashkëkohore për 450 nxënës të Librazhdit”, vlerësoi Rama.
Sipas tij, “ky investim nuk i shërben vetëm shkollës, por gjithë banorëve të Librazhdit, duke krijuar një hapësirë moderne në shërbim të edukimit dhe komunitetit”.
1 nga 14/m.m/a.f/