E Martë, 3 Nëntor 2026

Stano: Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë çon në përshkallëzim, Prishtina të rishqyrtojë vendimin

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka paralajmëruar sot se mbyllja e nëntë degëve të Postës Serbe në veri të Republikës së Kosovës çon në një përshkallëzim shtesë ndërsa theksoi se BE pret që Prishtina të rishqyrtojë këtë vendim.

Në një konferencë për media në Bruksel, Stano ka përsëritur se mbyllja e nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës është një hap i njëanshëm dhe i pakoordinuar që shkel marrëveshjet nga Brukseli.

I pyetur nga gazetarët se cilat mund të jenë pasojat për Prishtinën dhe nëse një veprim i tillë mund të kërcënojë aplikimin e saj për pranim në BE, ai theksoi se në këtë fazë BE-ja ka thënë “shumë qartë” se çfarë pret nga Kosova.

Deklarata e Stanos vjen pas njoftimit të bërë një ditë më parë (5 gusht) nga Policia e Kosovës se ka mbyllur nëntë objekte të tjera të Postës së Serbisë në veri. Në njoftim thuhej se në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›