E Diel, 1 Nëntor 2026

Starmer: Nuk zgjedhim mes SHBA dhe Kinës. Kryeministri britanik do të vizitojë Pekinin pas 8 vitesh

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të zgjedhë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Deklarata vjen përpara vizitës së tij në Pekin, e para nga një lider britanik pas tetë vitesh.

Starmer tha se Britania do të vijojë të ketë marrëdhënie të forta me SHBA-të në biznes, siguri dhe mbrojtje. Ai theksoi se injorimi i Kinës nuk do të ishte një vendim i mençur. Sipas tij, Kina përbën një mundësi të madhe për kompanitë britanike. Me kryeministrin drejt Kinës do të udhëtojnë edhe dhjetëra drejtues biznesesh.

Vizita përfshin ndalesa në Pekin dhe Shangai. Ajo zhvillohet pas javësh me tensione në arenën ndërkombëtare. Udhëtimi vjen edhe pas miratimit të debatueshëm të një ambasade të re kineze në Londër. Kritikat kanë ngritur shqetësime për rreziqe të mundshme sigurie.

Starmer garantoi se bashkëpunimi ekonomik nuk do të cenojë sigurinë kombëtare. Ai paralajmëroi se gjatë vizitës do të ngrejë edhe çështje të ndjeshme si të drejtat e njeriut. Në fokus do të jetë edhe rasti i Jimmy Lai, biznesmen nga Hong Kongu me shtetësi britanike. Qeveria britanike thekson se dialogu me Kinën do të shoqërohet me qëndrime të qarta dhe parimore.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›