E Diel, 1 Nëntor 2026

Starmer viziton Pekinin: Britania e Madhe kërkon një raport konsistent me Kinën

Kryeministri britanik Keir Starmer ka bërë të ditur se Britania e Madhe dëshiron një qasje “gjithëpërfshirëse dhe konsistente” ndaj Kinës.

Starmer ka nisur vizitën e tij tre-ditore, duke u bërë kryeministri i parë britanik në tetë vjet që viziton Pekinin.

Kryeministri, i cili udhëton me rreth 60 drejtues kompanish, universitetesh dhe institucionesh kulturore, pritet të takohet me presidentin kinez Xi Jinping për të zhvilluar marrëdhënie dypalëshe tregtare.

Duke folur me gazetarët gjatë fluturimit për në Pekin, Starmer tha se dëshiron një “qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ndaj Kinës”, në vend që të devijojë “nga epoka e artë në epokën e akullnajave.”

Në një intervistë së fundmi me Bloomberg, Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do të duhej të zgjidhte midis SHBA-së dhe Kinës, duke shtuar se ai mund të takohej me presidentin kinez pa dëmtuar lidhjet me Uashingtonin.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Britania nuk mund ta injorojë ekonominë e dytë më të madhe në botë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›