“S’të takon të ndërhysh”, Albano dhe Flori rreng Glorias për punët e shtëpisë

Albano dhe Flori ranë dakord t’i bëjnë një rreng Glorias për punët e shtëpisë.
Ata improvizuan një debat së bashku, gjatë secilit Gloria ndërhyri dhe tha se do t’i përfundojë ajo punët.
Rrengu i tyre nuk zgjati gjatë pasi Valeri i “spiunoi”.
Ai i tregoi kryefermeres se ishte një plan i fermerëve.
Pjesë nga biseda:
Albano: Shikoji vet po nuk më besove s’di çfarë të bëj, plehrat s’i kanë future në qese.
Flori: Po tani çfarë? Nuk i bën dot ti dhe duhet t’i bëj dikush tjetër?
Albano: Unë po e pyes.
Flori: S’është muhabet ky.
Albano: Unë po e pyes, ti ik shikoji po s’e besove. Po e bëre dot ti shko bëje.
Flori: Kjo është detyra jote. Kur të më bjeri mua nesër do t’i bëj unë.
Albano: Po unë s’po të them ty tani.
Flori: Po mirë unë ndërhyra se të dëgjova.
Albano: S’të takon të ndërhysh në këtë rast.
Gloria: Do i shoh unë, s’mund t’ia ngarkoj dikujt që ka një detyrë tjetër.
Valeri: Gloria e besove rrengun.
Gloria: S’po kuptoj gjë.
Valeri: Ishte një rreng. /vizionplus.tv/