E Martë, 3 Nëntor 2026

”Sterilizimi”- Shtyhet seanca ndaj Beqajt, mbrojtja kërkon kohë të njihet me aktet

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka shtyrë seancën paraprake ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj lidhur me dosjen e “Sterilizimit”.

Seanca ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë (13 maj), por avokatët mbrojtës të Beqajt kanë kërkuar kohë që të njihen me detajet e dosjes. GJKKO vendosi që seanca e radhës të mbahet më datë 3 qershor.

Ish-ministri i Shëndetësisë, është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›