E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Strakosha më i miri në Greqi/ FSHF e uron: Bravo Tomi, krenarë për ty dhe për këtë çmim të merituar

Thomas Strakosha është shpallur portieri më i mirë i sezonit 2025/26 në kampionatin grek, pas paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e AEK-ut.

Ky vlerësim vjen pas një sezoni pozitiv për gardianin kuqezi, i cili ka qenë një nga futbollistët e rëndësishëm të skuadrës së tij, duke treguar siguri dhe vazhdimësi mes shtyllave.

Lajmi është përshëndetur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila ka uruar Strakoshën përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Thomas Strakosha është shpallur portieri më i mirë i sezonit 2025/26 në kampionatin grek, pas një sezoni fantastik me AEK-un.

Reklamë

Bravo Tomi! Krenarë për ty dhe për këtë çmim të merituar!”, thuhet në mesazhin e FSHF-së.

Ky çmim përbën një tjetër vlerësim të rëndësishëm për portierin shqiptar, i cili vazhdon të përfaqësojë me sukses futbollin kuqezi në arenën ndërkombëtare.

Strakosha është një nga emrat kryesorë të Kombëtares shqiptare dhe ky vlerësim në Greqi konfirmon sezonin e tij të suksesshëm me AEK-un.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›