E Martë, 3 Nëntor 2026

Studimi i ‘Barcelona Institute for Global Health’: 47.000 viktima të vapës në Evropë vitin e kaluar

Një studim i “Barcelona Institute for Global Health” ka llogaritur, se në Evropë vitin e kaluar ka pasur 47.000 të vdekur nga pasojat e temperaturave të larta.

Sidomos e prekur është Greqia (393 raste vdekjeje nga nxehtësia për 1 milionë banorë) dhe vendet e jugut europian, Bullgaria (229), Italia (209, Spanja (175) etj.  Sipas të dhënave, gratë vdesin më shpesh nga pasojat e nxehtësisë se burrat. Por autorët e studimit të publikuar në revistën shkencore, “Nature Medicine” thonë, se ndërkohë ka filluar edhe një adaptim i njerëzve në jug ndaj nxehtësisë.

“Rezultatet tona thonë, se në këtë shekull ka pasur më shumë procese adaptimi në shoqëri ndaj temperaturave të larta se më parë” gjë që i ka ulur ndjeshëm problemet dhe vdekshmërinë nga vapa, sipas studiueses nga Barcelona, Elisa Gallo. Ky ekip vlerësoi të dhënat e Eurostatit të 96 milionë rasteve të vdekjes për të vlerësuar vdekshmërinë në 823 rajone në 35 vende evropiane.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›