E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhi dhe reshje shiu/ Policia apel qytetarëve: Respektoni udhëzimet! Ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe pemë të thyera

Policia e Shtetit apelon drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorëve që të tregojnë kujdes për shkak të motit të keq.

Policia njofton se si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të shiut, ka prezencë uji në disa akse, si dhe inerte e thyerje të pemëve.

NJOFTIMI:

Nisur nga moti i keq me erë të fortë, shi e stuhi në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe thyerje të pemëve.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve.

Punonjësit e Policisë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë janë prezentë kudo në terren, për të ofruar ndihmë dhe mbështetje qytetarëve, për shkak të motit të keq.

Qytetarët dhe përdoruesit e rrugës të bashkëpunojnë me Policinë, në rastet e bllokimit të rrugëve apo problemeve të tjera për shkak të motit të keq, me qëllim koordinimin e veprimeve me gjithë strukturat e tjera shtetërore.

Telefononi në 112 për çdo rast nevoje dhe respektoni udhëzimet e Policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›