E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhia dimërore godet vendet nordike, 3 viktima në Suedi

Stuhia “Johannes”, e cila ka përfshirë vendet nordike që nga fundjava, la 3 të vdekur dhe mijëra familje pa energji të hënën, transmeton Anadolu.

Tre persona humbën jetën në Suedi pasi pemët ranë mbi ta ndërsa më shumë se 15 mijë familje mbetën pa energji sot në mëngjes, edhe pse stuhia filloi të qetësohej, sipas transmetuesit SVT.

Finlanda jugperëndimore dhe perëndimore u zgjua me një skenar të ngjashëm, me mbi 33 mijë njerëz pa energji, raportoi transmetuesi “Yle”.

“Stuhia pritet të shkaktojë dëme që arrijnë në qindra mijëra euro“, tha Shoqata për Menaxhimin e Pyjeve në rajonin e Ostrobothnia Jugore dhe Qendrore.

Në Norvegji, reshjet e dendura të borës kanë çuar në mbyllje rrugësh dhe vonesa në veriun e largët të vendit ndërsa rajonet jugore pritet të shohin disa kalime malore të mbyllura gjatë gjithë ditës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›