E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhia e dëborës “paralizon” New York-un, mbi 1,600 fluturime të anuluara, kaos në transport

SHBA – New York-u është përfshirë nga moti i keq gjatë ditëve të fundit. Si pasojë e reshjeve të dendura të borës, mijëra fluturime janë anuluar.

Rrugët e ngrira dhe dukshmëria e ulët kanë rritur rrezikun për aksidente rrugore gjithashtu.

Sipas të dhënave nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve FlightAware, më shumë se 1,600 fluturime komerciale në të gjithë Shtetet e Bashkuara u anuluan të premten, ndërsa më shumë se 7,800 fluturime u vonuan për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.

It’s 3:00 AM in New York City and the snow is falling ❄️

53rd Street and 6th Avenue headed northbound towards Central Park South.

I’d estimate we got around 4 inches of Snow so far in Midtown Manhattan ????????

????Total delays today at JFK: 74

????Total delays within, into, or out of… pic.twitter.com/FlT2GdBGTE

— Walks&WallStreet (@WalksWallstreet) December 27, 2025

Tre aeroportet kryesore në New York, John F. Kennedy, Newark Liberty International dhe LaGuardia, janë përballur me numër të lartë anulimesh.

Autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të marrin masa paraprake, duke paralajmëruar për kushte të rrezikshme rrugore dhe ndërprerje të shpeshta të trafikut.

Reshjet më të dendura të borës në katër vitet e fundit

#BREAKING More video of the snow in falling in New York City #nywx pic.twitter.com/KcRFbvlKT4

— Fast News Network (@fastnewsnet) December 27, 2025

New Jork-u pritet të përjetojë reshjet më të dendura të borës në katër vjet, me reshje bore deri në 5 cm në orë.

Moti i keq vjen gjatë sezonit të festave, e ka bërë  të vështirë për miliona njerëz të kthehen në punë pas festave duke shkaktuar kaos në rrugë si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›