Stuhia e erës dhe e rërës “pushton” Vlorën, bllokohet qarkullimi në qytet

Vlora është përfshirë mesditën e sotme nga erëra shumë të forta që kanë sjellë një stuhi rëre, duke mbuluar qytetin bregdetar.
Pamjet e siguruara nga Vizion Plus tregojnë rrugë të mbushura me pluhur dhe dukshmëri të ulët, ndërsa era e fortë ka krijuar vështirësi për qytetarët.
Situata është shoqëruar edhe me trafik të rënduar, pasi shumë pushues kanë zgjedhur të largohen me shpejtësi nga qyteti, duke bllokuar akset hyrëse dhe dalëse të Vlorës.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
/vizionplus.tv