E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedia planifikon të formojë një agjenci të re spiunazhi

Qeveria e Suedisë njoftoi këtë të martë se po planifikon të formojë një agjenci të re spiunazhi.

Sipas suedezve, kjo agjenci synon përballjen me kërcënimet e huaja, si pjesë e një rishikimi më të gjerë të nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, që po vijon prej më shumë se katër vitesh.

Agjencia e re do të quhet shërbimi i inteligjencës së jashtme të Suedisë (UND) dhe do të fillojë operacionet në janar 2027, tha Ministrja e Jashtme Maria Malmer Stenergard në një konferencë për shtyp.

Agjencia e re do të ngarkohet me identifikimin e kërcënimeve të jashtme kundër Suedisë.

Një projektligj po i dërgohet Këshillit për Legjislacionin, që planifikon ta dërgojë atë në parlament në muajin qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›