E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm me dronë ukrainas në Rusi, një i vrarë dhe qindra mjete ajrore të interceptuara

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi me dron ukrainas në rajonin rus të Bryanskut, pranë kufirit me Ukrainën.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, ndërsa guvernatori në detyrë i rajonit, Igor Kovalchuk, deklaroi se viktima u regjistrua në një fshat kufitar gjatë sulmit të ndodhur të premten. Sipas komandës ushtarake rajonale, forcat ruse arritën të rrëzojnë 62 dronë ukrainas në zonë.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se nga ora 08:00 deri në 20:00 të së premtes, sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan gjithsej 185 dronë në rajone të ndryshme të Federatës Ruse.

Edhe kryeqyteti rus u vu në alarm. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, publikoi gjatë gjithë ditës njoftime në Telegram, duke raportuar se dronët që po drejtoheshin drejt Moskës ishin neutralizuar nga mbrojtja ajrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›