E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, plagosen 14 persona

Të paktën 14 persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një fabrikë në Japoni.

Autori i dyshuar i ngjarjes mësohet se është arrestuar. Ndërsa të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Ngjarja e rëndë u raportua në një fabrikë gomash në Japoninë qendrore.

Autoritetet u angazhuan menjëherë dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›