E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sulme izraelite në Gaza, të paktën 12 persona të vrarë

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës të kryera gjatë natës dhe të dielën e 17 nëntorit kanë lënë të vrarë të paktën 12 persona, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Gjashtë persona u vranë në kampin Nuseirat, ndërkaq katër të tjerë në Bureixh.

Këto kampe refugjatësh në Gazë ishin ndërtuar më 1948, në luftën që ndodhi rreth kohës kur u krijua Izraeli.

Edhe dy persona të tjerë u vranë gjatë sulmeve izraelite në Gazë, tha spitali Martirët e Al-Aksës, që pranoi të 12 trupat e pajetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›