E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Sulmet do vazhdojnë sa të jetë e nevojshme!”, Netanyahu: Iranianë, veproni! Momenti për të shkatërruar regjimin!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se sulmet në Iran do të vazhdojnë “sa të jetë e nevojshme” dhe se kjo fushatë ushtarake synon të sjellë “paqe të vërtetë”.

Netanyahu tha se të gjithë e dinë se “një regjimi kaq vrasës” nuk duhet të ketë armë bërthamore që mund të “kërcënojnë gjithë njerëzimin”. Ai falënderoi popullin iranian për guximin e tij, duke thënë se ata po lirohen nga lidhjet e tmerrshme me regjimin aktual.

Kryeministri izraelit u bëri thirrje iranianëve të veprojnë, duke shtuar se ky është një moment për të dalë në rrugë dhe për të kontribuar në rrëzimin dhe shkatërrimin e këtij regjimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›