E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulmet e Izraelit/ Imazhet satelitore tregojnë dëme në uzinat bërthamore të Iranit, publikohen pamjet

Imazhet satelitore të publikuara së fundmi nga Maxar tregojnë pamjen më të qartë deri më tani të asaj që ndodhi në centralet bërthamore iraniane në Natanz dhe Isfahan, raporton BBC.Në Natanz, shihen dëme në impiantin pilot të pasurimit të karburantit dhe në një nënstacion elektrik, sipas analizës Institutit për Hapësirë ​​dhe Siguri Ndërkombëtare.Të premten, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se “pjesa mbi tokë e uzinës pilot të pasurimit të karburantit, ku Irani prodhonte uranium të pasuruar deri në 60% U-235, është shkatërruar”.

Të shtunën, IAEA konfirmoi se katër “ndërtesa kritike” ishin dëmtuar në Isfahan, iduke përfshirë impiantin e konvertimit të uraniumit.

Dëmet e shkaktuara në Natanz

Dëmet në Isfahan
Ushtria izraelite ka publikuar një video grafikë që tregon se si kreu sulmin ndaj qendrave të komandës në Teheran që i përkisnin Forcës Quds të Iranit, krahut të operacioneve jashtë vendit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.Forcat ajrore izraelite “goditën qendrat e komandës që i përkisnin Forcës Quds të IRGC-së dhe forcave të armatosura iraniane, me udhëzime të sakta nga Drejtoria e Inteligjencës (ushtarake izraelite)”, thuhej në një deklaratë të ushtrisë, duke specifikuar se objektivat ndodheshin në kryeqytetin iranian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›