Sulmet e fundit ruse në Kiev dhe qytetet e tjera ukrainase, BE-ja propozon sanksione të reja ndaj Moskës

Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar për sanksione të reja kundër pesë subjekteve juridike dhe një individi, si përgjigje ndaj sulmeve të fundit ruse.
Sipas televizionit gjerman ntv, sanksionet synojnë entitete të përfshira në zhvillimin dhe prodhimin e komponentëve që përmirësojnë aftësitë luftarake të dronëve rusë të tipit Shahed dhe Geran.
Në natën e 1-2 korrikut, Rusia kreu një sulm në shkallë të gjerë ndaj Kievit, ku sipas raportimeve të fundit humbën jetën 21 persona.
Më herët gjatë së njëjtës ditë, Kaja Kallas deklaroi se do të propozojë sanksione të reja kundër Rusisë pas sulmit masiv në kryeqytetin ukrainas.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, u bëri thirrje partnerëve perëndimorë që të furnizojnë menjëherë Ukrainën me sisteme mbrojtjeje ajrore.
Ndërkaq, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar kontribute për programin “Prioritised Ukraine Requirements List” (PURL), që synon blerjen e armatimeve amerikane për Forcat e Armatosura të Ukrainës.
/rtsh.al/