E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet izraelite në Iran, të paktën 406 viktima dhe 654 të plagosur

Sulmet ajrore izraelite në të gjithë territorin e Iranit kanë shkaktuar një bilanc tragjik.

Sipas një raporti të publikuar nga Associated Press, duke cituar Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me seli në Uashington, sulmet kanë lënë të paktën 406 persona të vrarë dhe 654 të plagosur.

Grupi i të drejtave të njeriut ka theksuar se këto shifra janë rezultat i krahasimit të raporteve lokale brenda Iranit me informacionet e mbledhura nga rrjeti i tyre i burimeve në vend.

 Sipas tyre, puna për identifikimin e viktimave, për të dalluar civilët nga personeli i shërbimeve të sigurisë vijon ende.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›