E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulmet izraelite në Liban, një viktimë dhe disa të plagosur

Nga sulmet izraelite në Libanin jugor ka humbur jetën një person dhe janë plagosur shtatë të tjerë. Ushtria izraelite njoftoi se sulmet kishin në shënjestër Hezbollahun dhe aleatët e tij.

Por nga ana e tij, Presidenti Joseph Aoun dënoi sulmet izraelite duke thënë se goditën vendndodhje politike dhe e quajti një shkelje të re të një marrëveshjeje armëpushimi të nënshkruar vitin e kaluar.

“Sulmet e vazhdueshme izraelite janë pjesë e një politike sistematike që synon shkatërrimin e infrastrukturës prodhuese, pengimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe minimin e stabilitetit kombëtar nën pretekste të rreme sigurie”, tha ai.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›