E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulmet izraelite vrasin familjen në Liban, mes tyre 4 fëmijë

Sulmet izraelite po vrasin civilë të pafajshëm në Liban. I tillë është edhe rasti i një familjeje të vrarë gjatë sulmeve të mbrëmjes së djeshme.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një sulm izraelit gjatë natës ka vrarë nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, të së njëjtës familje.

Duke cituar kryetarin e bashkisë Mohammad Saab, Reuters thotë se sulmi ndodhi në qytetin jugor të Libanit, Shebaa.

Ndërkohë, Libani ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm, duke theksuar se po i rrezikohet ekzistenca. Nga ana tjetër, Izraeli ka refuzuar çdo tentativë që do e çonte drejt armëpushimit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›