E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmet në Rripin e Gazës, të paktën 36 viktima

Ushtria izraelite nuk i ka ndalur sulmet ajrore në Rripin e Gazës.

Të paktën 36 persona, përfshirë gjashtë anëtarë të së njëjtës familje, janë vrarë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, kanë bërë të ditur Mbrojtja Civile palestineze.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer sulmin në atë zonë, duke sqaruar se kishte në shënjestër “terroristë që vepronin në qendrën e komandës dhe kontrollit të Hamasit dhe Xhihadit Islamik”.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›