E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet ruse në Kiev/ Të paktën tetë të vrarë, dhjetëra shpërthime tronditin kryeqytetin ukrainas

Të paktën tetë persona humbën jetën gjatë një vale bombardimesh ruse që goditi Kievin dhe zonat përreth në orët e para të mëngjesit. Shtatë prej viktimave u regjistruan në kryeqytetin ukrainas, ku u dëgjuan dhjetëra shpërthime, vetëm pak para zhvillimit të një samiti të NATO-s.

Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, deklaroi se Rusia përdori raketa balistike gjatë sulmit.

Në lagjen Darnytskyi, mbeturinat e një rakete goditën një ndërtesë 25-katëshe, duke bllokuar banorët në katet e sipërme. Ndërkohë, zjarre shpërthyen edhe në dy kate të një pallati tjetër në të njëjtën zonë.

Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët dhe për të evakuuar banorët, ndërsa autoritetet po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit mes rrënojave.

Russian suicide drones striking are striking residential buildings in Kyiv tonight pic.twitter.com/3ueQYNQidi

— Visegrád 24 (@visegrad24) July 6, 2026

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›