Sulmet ruse në Ukrainë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Sulmet ushtarake ruse në juglindje të Ukrainës lanë të vdekur një person dhe plagosën më shumë se 20 të tjerë.
Guvernatori rajonal i Zaporizhias, Ivan Fedorov, tha se forcat ruse kishin nisur një seri sulmesh ndaj Komyzyvakha. Disa shtëpi u dëmtuan në qytet, në lindje të kryeqytetit.
Ndërsa në qytetin industrial të Kremy Rih, ku jeton Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në rajonin e Dnipropetrovskit, sulmet ruse me mjete ajrore pa pilot dhe raketa plagosën 13 persona, përfshirë katër fëmijë, tha kreu i komandës ushtarake të qytetit, Oleksandr Vilkul.
Sipas oficerit, u goditën ndërtesa apartamentesh, shkolla dhe infrastruktura.