E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi iranian në Izrael, 17 të plagosur, mes tyre edhe të mitur

Një sulm me raketa nga Irani kundrejt Izraelit plagosi të paktën 17 persona këtë të premte.

Të paktën 3 prej tyre u plagosën rëndë, përfshirë një djalë 16-vjeçar, i cili u godit nga shrapnel (armë), thanë autoritetet lokale.

Pamjet e publikuara nga spitali Rambam i Izraelit treguan ndihmësit mjekësorë që transportonin një person të plagosur në barelë, në oborrin e institucionit shëndetësor në qytetin portual të Haifës.

Shërbimet e emergjencës u thanë banorëve se mund të largoheshin nga “hapësirat e mbrojtura” në qytet, duke treguar se kërcënimi i raketave iraniane deri më tani kishte kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›