E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë, lëndohen 11 efektivë policie

Disa efektivë policie kanë mbetur të lënduar pas hedhjes së bombave molotovë nga protestuesit në drejtim të Kryeministrisë.

Efektivët që ishin në mbrojtje të institucionit kanë pësuar lëndime apo edhe probleme për shkak të tymit.

Policia bën të ditur se si pasojë e sulmit me bomba molotov nga protestuesit ndaj punonjësve të Policisë, 11 punonjës policie po marrin ndihmën e parë mjekësore.

“Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë protesta u zhvendos nga Kryeministria te Kuvendi pas shpërndarjes së protestuesve nga policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›