E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulmi vdekjeprurës rus në Ukrainë, Trump: Ishte një gabim!

President ii SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar për sulmin me raketa ruse në qytetin ukrainas të Sumy, i cili vrau 34 njerëz  duke përfshirë dy fëmijë  dhe plagosi 117 të tjerë.

Dy raketa balistike goditën qendrën e qytetit mesditën e së dielës, duke shpërthyer pranë universitetit shtetëror dhe qendrës së kongresit, duke lënë trupa të gjakosur të shpërndarë nëpër rrugë.

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi sulmin si një “gjë të tmerrshme”, ndërsa kancelari në ardhje i Gjermanisë, Friedrich Merz, akuzoi Rusinë për kryerjen e një krimi lufte.

Nuk kishte asnjë koment zyrtar të menjëhershëm për sulmin nga Rusia, forcat e së cilës përtej kufirit aty pranë thuhet se po përgatiten për një ofensivë të madhe.

Sulmi vjen ndërsa SHBA-ja, aleati më i fortë ushtarak i Ukrainës, ka ndjekur përfundimin e luftës –tani në vitin e saj të katërt  përmes negociatave nën Trumpin.

I pyetur për sulmin, presidenti amerikan tha se ishte “i tmerrshëm” dhe se atij “i ishte thënë se ata bënë një gabim”, por nuk dha detaje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›