Sulmohen me acid dy nxënës në Londër, arratiset autori

Dy nxënëse janë sulmuar në një shkollë në Londër, pasi një djalë iu afrua në rrugë, jashtë shkollës së tyre dhe iu hodhi një substancë, që mendohet se ishte acid.
Një 14-vjeçare ka pësuar dëmtime shumë të rënda, e një 16-vjeçar është në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia po e kërkon të dyshuarin i cili iku nga vendngjarja në Londër me një motoçikletë dhe e kishte fytyrën të mbuluar kur e kreu sulmin, raportoi Guardian.
“Nga hetimet tona, besojmë se dy viktima ishin në rrugë kur u sulmuan nga një i dyshuar që u hodhi një substancë para se të ikte”, ka thënë Policia.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundur të shohin sulmin, të lajmërohen për të dëshmuar.