E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulo-Salianjit: A jemi regjim apo demokraci! Ja përgjigjja e politikanit!

Analisti Arion Sulo ka deklaruar në studion e emisionit “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se Partia Demokratike gjendet në një rreth vicioz.

Sipas tij, Salianji ka tentuar ta prishë këtë rreth vicioz. Megjithatë, Sulo vuri në dukje se ky qark i mbyllur është vështirë të prishet pasi askush nuk del në zgjedhje përballë Berishës.

“Partia Demokratike ka kohë që me Salianjin, pa Salianjin që është në një rreth vicioz. Salianji është i vetmi që kohët e fundit ka tentuar ta prishë këtë rreth vicioz.

Kam frikë se ai rreth vicioz nuk prishet dot. Ideja është këtu që ka nevojë për hapje, ka nevojë për reformim, ka nevojë për njerëz të rinj dhe për të ndërruar elitat. Askush nuk del në zgjedhje, përfshirë edhe Ervinin sepse Berisha ka gjithë partinë me vete. Ky rreth bëhet vicioz”, u shpreh Sulo.

Ai debatoi me ish-deputetin e PD-së Ervin Salianjit duke theksuar se nëse pranon që Shqipëria është autokraci atëherë do ta ketë të pamundur që ta ndryshojë përmes zgjedhjeve.

Debati në studio:

Arion Sulo: Rrethi vicioz është përtej Salianjit, e para kjo. E dyta, sipas teje, jemi regjim apo demokraci?

Ervin Salianji: Absolute mo, autokraci

Arion Sulo: Autokraci

Ervin Salianji: Po

Arion Sulo: Që këtu mbaroi, të ranë gjysmat e tezave

Ervin Salianji: Cila tezë, më thuaj njërën? Më thuaj njërën prej tezave që bie?

Arion Sulo: Nëse ti pranon autokracinë, të bie me zgjedhjet e lira. Nuk mundet autokracia!

Ervin Salianji: Pse nuk mundet ?

Arion Sulo: Nuk mundet me votë!

Ervin Salianji: Pse me çfarë mundet autokracia

Arion Sulo: Nuk mundet me zgjedhjet, me forcimin e partisë, me bashkimin e partisë, me demokratizimin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›