E Hënë, 2 Nëntor 2026

Superkupa e Europës/ Real Madrit-Atalanta, Mbape përballë Gjimshitit! Formacionet zyrtare

Real-Madrid dhe Atalanta pritet të zbresin pas pak minutash në fushë pë të vendosur se kush do të jetë fituesja e trofeut të parë futbollistik për klube, ai i Superkupës së Europës.

Të gjithë prozhektorët drejtohen në Varshavë, ku Real Madrid fitues i Champions dhe Atalanta, fituese e Europa League do të diskutojnë trofeun e parë të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër.

Pak para fillimit të ndeshjes, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Kylian Mbappe do të bëjë debutimin e tij me madrilenët, ndërsa mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti e nis titullar me bergamaskët.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Mendy, Valverde, Tchouameni, Bellingham, Rodrygo, Vinicius, Mbappe

Atalanta: Musso, Gjimshiti, Hien, Kolasinac, Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri, Pasalic, De Ketelaere, Lookman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›