Superliga – Bylisi mund Vorën, Egnatia fiton ndaj Teutës

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Java e nëntë e Superligës shqiptare të futbollit nisi të martën pasdite me dy sfidat e para, Bylisi-Vora dhe Egnatia-Teuta.
Në Ballsh, vendasit arritën të merrnin tri pikët ndaj Vorës pas një fitore me rezultatin 2-1. ballshiotët edhe pse me dhjetë lojtarë që prej minutës së 17-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të Abazajt, arritën të merrnin fitoren ndaj Vorës, që tashmë pas një starti të mirë të kampionatit është futur në krizë dhe i është bashkangjitur ekipeve në luftë për mbijetesë.
Golat u shënuan në minutën e 21-të nga Ayodeji për vendsasit, barazoi Karrica në të 60-ën dhe goli i fitores për vendasit erdhi përmes një autogoli në minutën e 78 nga Ruci.
Sakaq, sfida tjetër ajo mes Egnatias dhe Teutës përfundoi me rezultatin 1-0 për kampionët në fuqi. Rrogozhinasit arritën të dominonin sfidën falë një goli të Albanese në minutën e 42-të.
Java e nëntë e superligës mbyllet sot me tre sfidat e fundit, Flamurtari – Vllaznia (17:00), Dinamo City-Partizani (17:00) dhe Tirana-Elbasani.
Klasifikimi: Vllaznia 19 pikë, Egnatia 18 pikë, Elbasani 14 pikë, Dinamo City 14 pikë, Teuta 14 pikë, Vora 10 pikë, Bylisi 8 pikë, Partizani 6 pikë, Tirana 6 pikë dhe Flamurtari 2 pikë.
*Vora, Bylisi, Egnatia dhe Teuta kanë një ndeshje më shumë
/a.f/r.e/