E Hënë, 2 Nëntor 2026

Surprizat e motit! Shqipëria nën pushtetin e vapës afrikane, por të mërkurën nuk do të mungojnë as reshjet

Dita e mërkurë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta.

Moti fillimisht pritet të jetë i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobta e lokale shiu të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mbrëmje mot i kthjellët e vranësira të izoluara në relievet malore në juglindje e lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitoi shpjetësi deri ne 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  20 deri 41°C                                                                                                                                                   

në zonat e ulëta 21 deri  43°C                                                                                                                                      

në zonat bregdetare 25 deri 39°C

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›