E Diel, 1 Nëntor 2026

TALIN – Një dron rus godet një termocentral në Estoni

TALIN, 25 mars /ATSH-ANSA/ – Një dron rus është rrëzuar në oxhakun e një termocentrali në Estoni, raportoi Shërbimi i Sigurisë së Brendshme (ISS) i vendit baltik.

ISS njoftoi se përplasja nuk kishte pasoja për rrjetin.

“Droni ka goditur oxhakun e termocentralit Auvere. Askush nuk u lëndua në incident”, deklaroi ISS në një njoftim për shtyp.

“Droni hyri në hapësirën ajrore të Estonisë nga hapësira ajrore ruse”, shtoi deklarata.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›